Një rast të gjuajtjes më armë ka ndodhur para pak minutash në Viti ku njëri nga dy të plagosurit ka ndërruar jetë

“Indeksonline”, mëson se një person nuk ka mund t’i mbijetoj plagëve të marra.

Poashtu “Indeksonline”, merr vesh se një nga të dyshuarit është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

“Plagosje me armë zjarri”

Ju informojmë se me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në rrugën ‘Kemajl Azizi’, në Viti, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.
Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigjur rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.

Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.
Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitë e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit.