Të shtëna armësh janë dëgjuar sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e të shtënave.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Fehmi Agani” në Prishtinë.”

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.”

“Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.”

“Rasti është iniciuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, u shprehë Ahmeti