21 plumba u shkrepën dje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Fatmirësisht, në këtë rast që ndodhi dje rreth orës 12:41 nuk pati viktima apo të lënduar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se ankuesit kanë raportuar në polici se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë, dëmtime pësoi vetura e viktimave.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.