Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se kryeministri Albin Kurti po refuzon të dëgjoj raportimin e ish- kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Gjatë raportimit para deputetëve të Kuvendi, Simmons tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Malcolm Simmos, kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, foli.Simmons foli edhe përkundër heshtjes së vazhdueshme dhe refuzimit të Albin Kurtit për ta dëgjuar.E vërteta po i dhemb Albin Kurtit, njeriu që dikur ia rrotullonte makinat EULEX-it.Gjithçka që Albin Kurti ka bërë kundër EULEX-it ka qenë vetëm një shtihim i neveritshëm.