Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosoëvs, Betim Gjoshi, ka vlerësuar lartë vendimin e u.d. të kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj, dhe anëtarëve të kryesisë, për dorëheqjen nga postet e tyre, para 3 korrikut, kur kjo parti do i zgjedh organet e reja drejtuese.

Gjoshi ka thur lavde për Partinë Demokratike të Kosovës, duke e quajtur partinë më të goditur në vend, por që asnjëherë nuk është ndalur.

Gjoshi ka cituar një fjali të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku thotë se: Kur ndalet PDK, ndalet Kosova.

Në fund, Betim Gjoshi, paralajmëron se shumë shpejt atyre do iu bashkangjitet ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq!

Besoj se tashmë jeni njoftuar me vendimin për pushimin e mandatit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut.Ky është një vendim me vullnet të lartë politik për t’i shërbyer plotësisht hapjes së garës zgjedhore.Natyrisht se këto momente janë të tilla që të shtyjnë të kujtosh kohën e kaluar, sifdat dhe sukseset.
Për mua, si i rritur në Partinë Demokratike të Kosovës, është krenari dhe përgjegjësi e madhe që për një vit e gjysmë shërbeva me shumë përkushtim në cilësinë eSekretarit Elektoral. Kjo ka qenë e mundur falë besimit të kryetarit Veseli dhe të Këshillit Drejtues të partisë. Një falënderim për secilin prej tyre që besuan në mua.
—–
Unë besoj shumë në shprehjen e Kadri Veselit se “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova.”Që prej zgjedhjeve të vitit 2014, Kosova është ballafaquar me probleme të rënda. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të orvatjeve për largimin e PDK-së nga skena e vendimarrjes dhe që Kosova të bie në duartë e praktikantëve dhe njerëzve që po rrezikojnë miqësinë me aletatët strategjik të shqiptarëve.
Sot, fatkeqësisht Kosova ka për kryeministër një njeri që asnjë gur nuk e ka vendosur në shtetin e Kosovës. Në fakt, Albin Kurti është njeriu që gurët e rrugës i ka hedhur mbi gjithçka të shtetit të Kosovës. Ai është luftëtari më i madh kundër shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësi.Prandaj, është detyrë e PDK-së që të ringrihet dhe ta drejtojë Kosovën. Së shpejti, do të binden të gjithë se Ablin Kurti dhe njerëzit e tij që dikur e luftonin krijimin e shtetit të Kosovës, nuk mund ta duan dhe as ta çojnë përpara.Nuk ka asnjë parti më të goditur se PDK-ja dhe prapë po qëndron, e do të bëhet më e fortë dita ditës, derisa së shpejti do të na bashkohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata dhe shokët e tyre do ta dëshmojnë luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës.Na priftë e mbara!