Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe me asnjë nga subjektet politike në vend.

Në një intervistë për GazetaBlic, Gjoshi është shprehur se mund të ketë edhe koalicion me partinë e Albin Kurtit, nëse kjo e fundit i bashkohen një qeverie të drejtuar nga PDK.

“Së pari është e sigurt se PDK do të qeverisë me vendin. S’kemi vija të kuqe me asnjë parti pulitke në vend. Ne kemi biseduar me të gjitha subjektet për të mirën e Kosovës. Pazare s’do të bëjmë me asnjë. Nuk i përjashtojmë me asnjë parti bisedimet. VV-së i duhet një reformë e thellë për të qenë në bashkëpunim me neve. Nëse ata i bashkëngjiten një qeverie të udhëhequr nga PDK-ja mund të diskutojmë edhe me ta”, është shprehur ai.