Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook thotë se Kurti nuk ka qenë kurrë për Bashkimin Kombëtar.

Gjoshi thotë se ngjyrat që Kurti përfaqëson janë ngjyrat e mashtrimit.

“Ngjyrat që ti përfaqëson janë ngjyra mashtrimi dhe Made in China. Ti as vet nuk e din për çka je sepse nëse do të ishe për diçka do ta mbaje ndonjë fjalë të vetme” shkruan Gjoshi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Ti nuk je as dhe as nuk ke qenë kurrë për Bashkim Kombëtar. Ti e ke valvitur flamurin kombëtar para njerëzve që kanë qenë në vija të para të frontit pikërisht për flamurin kuq e zi. Ngjyrat që ti përfaqëson janë ngjyra mashtrimi dhe Made in China. Ti as vet nuk e din për çka je sepse nëse do të ishe për diçka do ta mbaje ndonjë fjalë të vetme.