Gjoks pule me domate të vogla

Gjoks pule me domate të vogla

Përbërësit e nevojshëm:

– 4 fileta pule – 1 lugë gjelle vaj ulliri

-250 gr domate të vogla

-4 lugë gjelle pesto genovese

-kripë

Përgatitja:

Për të gatuar gjoks pule me domate të vogla dhe pesto veprojmë në këtë mënyrë: Marinojmë filetat e pulës me kripë dhe vaj ulliri. I vendosim në një tepsi dhe i pjekim në furrë për rreth 10 minuta në 180 gradë. Shtojmë domatet e vogla dhe i pjekim për rreth 5 minuta të tjera. E nxjerrim tepsinë nga furra, lyejmë filetat e pulës me pesto dhe shërbejmë.