Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur edhe disa shoferë për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç thuhet në komunikatën për medie të PK-së, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 150 euro, e po ashtu edh pikë negative. Ndërkaq, njërit i është konfiskuar patentë –shoferi për tre muaj.

“Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik. Policia e Kosovës i falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info

Më poshtë, pamjet dhe gjobat e shqiptuara:

No photo description available.
May be an image of van and road
May be an image of car and road
No photo description available.