Njësitet e Policisë dhe të FSK-së në fshatin Begracë të Kaçanikut kanë gjetur dje 435 arka me 20 mijë e 445 fishekë.

Këta fishekë nëpër arka janë tërhequr nga ana e njësisë për deminimin në kuadër të Policisë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se fishekët janë të kalibrit 14.57mm.

“Lidhur me rastin, raportohet se janë gjetur edhe 435 kutia me nga 47 cope fishek të kalibrit 14.57 mm gjithsejtë 20445 fishek dhe të njëjtit janë tërhequr nga njësiti policor”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.