Një aeroplan Airbus A319 do të zë vend në Aeroportin e Prishtinës.
Airbus A319 i kompanisë Gjermania, me një kapacitet prej 150 ulësesh, do të jetë i pari që do të stacionohet në aeroportin “Adem Jashari” nga 31 marsi i 2019-ës.

E me ardhjen e atij avioni, do të krijohen edhe tri linja të reja udhëtimi ajror, njofton Klan Kosova.

Nga Prishtina do të ketë fluturime në drejtim të Shtutgartit, Hanoverit e Hamburgut.

Sipas ambasadorit gjerman, Kristian Heldt, aviokompania nga shteti i tij, me këtë investim pritet të bëhet transportuesi i parë nga Kosova për në Gjermani.