Hungaria e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Gjermanisë me epërsi prej 1-0.

Në rastin e parë të mirë në ndeshje, Hungaria arriti të shënojë.

Roland Sallai harkoi në zonë te Adam Szalai që me kohë shënoi për 1-0.

Gjermania pas goli u lëshua në sulm duke krijuar dy taste të mira.

Mats Hummels në minutën e 21-të qëlloi shtyllën me një goditje me kokë.

Pas tij ishte radha e Peter Gulascit që të bënte një pritje të mirë pas goditjes së Matthias Ginter.

Gjermania që shihej favorite po vuan shumë në këtë ndeshje, por pjesa e dytë mund t’i ndryshojë gjërat.