Gjermania planifikon të lejojë tubimet deri në 10 persona për festat e fundvitit, duke bërë disa lehtësime të masave kundër koronavirusit, sipas një drafti të publikuar të martën.

Krerët e shteteve pritet të diskutojnë planet e tyre me kancelaren Angela Merkel të mërkurën. Kreu i Berlinit, Michael Mueller, ka thënë për “ARD” se ai beson që masat do të pranohen dhe do të respektohen nga të gjithë.


Ndërkaq, krerë të dy shteteve tjera kanë thënë se ka një marrëveshje më të gjerë për të “lehtësuar” masat, deri më 20 dhjetor. E cila përfshin ngadalësimin e shpërndarjes së Covid-19, për të bërë të mundeshe tubimet familjare për Krishtlindje.

Gjermania ka mbyllur kafenetë, restorantet dhe vendet për argëtim që nga 2 nëntori, për një muaj. Shkollat dhe dyqanet janë të hapura, ndërkaq ka limituar numrin e tubimeve private, në 10 persona nga dy familje.

Në planet e reja, tubimet private do jenë të limituara në maksimum 5 persona deri në kohën e Krishtlindjeve. Gjithashtu lëshimi i fishekzjarrëve është anuluar në vendet publike në natën e Vitit të Ri, në mënyrë që të anashkalohet tubimi i madh i njerëzve.

Pushimi gjatë Krishtlindjeve, synon të sjellë lehtësime për familjet.

“Krishtlindjet si dhe të gjitha festat e fundvitit, duhet të festohen me familje dhe miqtë edhe në këtë vit të pazakontë, megjithatë në rrethana më të ngushta” thuhet në drafte.

Krerët gjithashtu janë pajtuar edhe për t’u dhënë ndihmë në dhjetor firmave, që ishin dëmtuar nga reduktimet që u bënë në muajin nëntor.

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit me virus në Gjermani, është rritur për 13,554 duke shkuar në 942,687, ka njoftuar Instituti Robert Koch (RKI) të martën. Ndërsa janë raportuar 14,362 raste të vdekjeve deri tani.