Gjermania do të nisë testimin obligativ të udhëtarëve që kthehen nga zonat me rrezik të lartë nga Covid-19, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë: “I kemi draftet e para. Duam që këtë ta koordinojnë edhe me shtetet, sepse ato duhet ta zbatojnë në aeroporte dhe stacione të trenit”.

Gjermania ka qenë më pak e prekur nga pandemia, sesa disa shtete evropiane, por numri i rasteve po rritet, raporton BBC, transmeton KOHA.

Të hënën, numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është ngritur për 509, duke mbërritur në 210.402. Numri i të vdekurve ka mbërritur në 9.148, sipas Institutit Robert Koch.