Gjermania do të sjellë një ligj të ri që cakton një rrogë minimale për praktikantët, një vendim që do të shtojë të ardhurat e dhjetëra-mijëra të rinjve.

Kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel, aprovoi të mërkurën draft legjislacionin që do caktojë rrogën minimale për të rinj në 500 euro në muaj duke filluar prej vitit tjetër. Kjo do të rritet çdo vit.

Sipas agjencisë federale për punë, së paku 65 mijë praktikantë ka fituar më pak se 400 euro në fundin e vitit 2017 dhe 50 mijë të tjerë kanë marrë diçka më pak se 500 euro. Kjo është vetëm 7% e totalit të praktikantëve në Gjermani.

Kjo është një masë tjetër prej asaj për rrogën minimale për punëtorë që ishte caktuar në vitin 2015 dhe niveli i të cilës është rritur rregullisht. Tani për tani ajo është 9.19 euro në orë.