Kabineti gjerman ka miratuar një ligj që do të ndjekë penalisht të gjithë personat e paautorizuar që do të shkrepin foto të një personi të vrarë në një aksident.

Projekt-ligji u prezantua ditën e sotme (13 nëntor) dhe pritet vetëm miratimi nga parlamenti.

Gjithashtu ligji parashikon dhe dënimin e personave të cilët shpërndajnë foto të viktimave deri në 2 vite burg.

Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht deklaroi se shpërndarja e këtyre fotove lëndon familjarët e viktimave, ndaj duhet ndëshkuar. /IndeksOnline/