Gjenerali amerikan, Joseph Votel, ka thënë se procesi i tërheqjes së forcave tokësore nga Siria do të nisë brenda disa javëve.

Sipas tij, data e saktë se kur do të fillojë ky proces varet nga situata në Siri, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se tani ekziston një grup luftëtarësh atje të cilët janë duke u mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në luftimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik që ndodhet përgjatë kufirit me Irakun.

Ushtria amerikane tashmë ka filluar tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Siria.

Ndërsa kur është pyetur se kur do të fillojë tërheqja e më shumë se dy mijë trupave amerikane që ndodhen atje ai ka thënë se kjo është vetëm çështje javësh.

“Ndoshta brenda disa javëve, por theksoj se e gjitha varet nga situata në terren”.