Pavarësisht se tashmë ka nisur sezoni i verës e bashkë me të edhe pushimet, gjendja në pikë kalimet kufitare në Kosovë duket të jetë e qetë.

Ndonëse tashmë kanë filluar të vijnë në atdhe edhe bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme të Evropës, në pikat kufitare nuk raportohet për kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluks më i madh i veturave vërehet në hyrje të Vërmicës.

Në raportin e kësaj qendre thuhet se kolona në hyrje të Vërmicës është e gjatë 150 metra, kurse pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.