Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, është i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe gjendja e tij është e rëndë.

Drejtori i Spitalit, Sadik Fejza, në një përgjigje për Gazetën Sinjali tha se “është në gjendje të përkeqësuar”.

“Është me një prognozë të pakënaqshme”, tha shkurt Fejza për Sinjalin.

Babai i Veselit mësohet se ka pësuar sulm në tru, dhe kjo ishte arsyeja e vizitës së ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, në Kosovë.

Veseli vazhdon të jetë në paraburgim, megjithëse Dhomat e Specializuara, sot konfirmuan se lirimi i tij me kusht u bë për vizitën familjare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie të Veselit në Kosovë, për ta takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha për Sinjalin zëdhënësja Angela Griep.