Reshjet e shiut kanë “pushtuar” me ujë një pjesë të qytetit të Podujevës, aty ku po zhvillohen punimet në sheshin e qytetit, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e Llapi.info, shihet se nga reshjet e shiut mbrëmë kjo pjesë ka qenë e tëra nën ujë.

Për këtë, kalimtarët janë duke u përballuar me probleme për t’u kaluar kjo pjesë. Sipas tyre, në këtë anë janë vendosur disa paleta, por që edhe këto të fundit, sipas dëshmitarëve, po shkaktojnë telashe për  këmbësorët.

Duhet theksuar se fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020, ndërkohë që në pjesën e parë tashmë janë kryer punimet, ndërkohë që punimet po kryhen në pjesën e dytë./Llapi.info