Gjendet një mjet i pashpërthyer në Bradash të Podujevës

Foto ilustruese

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në fshatin Bradash të Podujevës në orën 12:00 është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar Policinë se gjersa ai ishte duke ruajtur bagëtinë në pyll kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes gjersa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info