Policia e Kosovës njofton se dje ankuesi nga fshati Lupq i komunës së Podujevës ka njoftuar policinë për gjetjen e një mjeti të dyshuar ende i pashpërthyer, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësia për deminim e FSK-së, ka bërë tërheqjen në mënyrë të sigurt të mjetit të pashpërthyer.

“Fshati Lupq, Podujevë 15.07.2018-12:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së, ka bërë tërheqjen në mënyrë të sigurt të mjetit të pashpërthyer”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info