Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se të martën në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente në trafik, 25 aksidente me të lënduar, ndërsa 26 vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, të martën policia ka shqiptuar edhe 940 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit

Po ashtu, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 28 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse 4 në vuajtje të dënimit.