Fytyra e Bridgersit 6-vjeçar ka shenja nga kafshimi i qenit, por prapë ai shikon guximshëm para aparatit fotografik dhe vendos dorën te motra e vet.

Këtë foto e ka postuar tezja e Bridgersit, Nicole Walker nga Wyoming i SHBA-së në rrjetet sociale, ndërsa ka treguar për ngjarjen që kishte ndodhur më 9 korrik.

Motra e vogël e Bridgersit ishte ndjekur nga një qen që po tentonte të kafshonte atë. Gjashtëvjeçari ishte futur në mes dhe qeni e kishte kafshuar disa herë në fytyrë e kokë.
“Ai e mori motrën për dore dhe vrapoi në siguri”, ka treguar tezja e Bridgersit.

U deshën 90 qepje për të qepur plagën në fytyrë.

“Ai tha se nëse dikush duhet të vdiste në atë moment, atëherë ai e jo motra e tij”, ka thënë tezja.

Për pronarin e qenit që sulmoi nuk ka dhënë detaje, ndonëse familja e Bridgersit ka treguar se ata janë njerëz të jashtëzakonshëm.