Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 6 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.933 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 10 pacientë. Rastet e reja janë nga Gjilani me tri raste, Viti 2 raste dhe një rast në Prishtinë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,749 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,258 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166./Llapi.info