Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 tek vendi i quajtur “Bunari i Bradashit” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Bradash të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident janë lënduar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafiku”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, përgjatë 24-orëve në Kosovë kanë ndodhur 16 aksidente, 3 prej tyre kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info