Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Trepça 89′ kanë barazuar me rezultat 3-3, njofton Llapi.info

Mitrovicasit në këtë takim tre herë kaluan në avantazh, por vendasit tre herë barazuan rezultatin në një prej ndeshjeve më dramatike të këtij sezoni në Superligë.

Oto John realizoi për ’89-shin në minutën e gjashtë, ndërsa Mirlind Daku barazoi në minutën e 27.

Një minutë para fundit të pjesës së parë ishte përsëri John që ktheu epërsinë e Trepçës ’89.
Namani barazoi në minutën e 58′ ndërsa shfaqja dramatike u la për minutat shtesë të takimit.

Oto John realizoi hat-trick në minutën e 91 të takimit, por fitoren e mysafirëve e pamundësoi përsëri Hamdi Namani në minutën e 93-të.

Më këtë barazim Llapi arrin në kuotën e 38 pikëve të tubuara dhe radhitët në vendin e 3-të ./Llapi.info