Ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkarkuar Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Cakaj në shkarkimin e Pacollit, e ka vlerësuar se ai në cilësinë e konsullit nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, Pacolli është vlerësuar se ai nuk është as i përshtatshëm në aspektin moral për të qenë Konsull Nderi i Shqipërisë, në Kosovë.

Cakaj gjithashtu ka nisur edhe procesin e Konsujve të nderit të tjerë në Kosovë, e që gjithsejt janë pesë (5) të tillë.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, si pasojë e këtij procesi të verifikimit do të shkarkohen edhe disa konsuj të tjerë.