Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Vjosa Osmani kishte marrëveshje me Isa Mustafën që ta mposhtë Fatmir Sejdiun, në mënyrë që ky i fundit të mos bëhet kryetar i LDK’s në Kuvendin e 2019’tës.

“Kur është mbajtur Kuvendi i LDK’së më 2019, Vjosa Osmani ka pasur një marrëveshje me Isa Mustafën që ta rrëzojë Fatmir Sejdiun. Vëllau jem ka qenë mbështetës i Fatmir Sejdiut. Madje unë pata thënë se nuk mund të fitojë për shkak se Isa Mustafa është mjeshtër me bë marrëveshje me të tjerët”, është shprehur Geci.


Tutje, ai sqaroi marrëveshjen për të cilën Geci pretendon se ka ekzistuar në Kuvendin e LDK’së më 2019.

“Marrëveshja ka qenë që Isa ta propozojë Vjosën kandidate për kryeminsitre dhe Isa Mustafa të mbesë kryetar i LDK’së. Kështu edhe ndodhi”, ka thënë Geci.

“LDK’ja e ka bërë Vjosën edhe kryetare të Kuvendit. Osmani donte që t’i ketë duart e lira që Albin Kurti të vendosë për LDK’në”, shtoi Geci.