Gazetari i njohur spanjoll Julio ‘Maldini’ Maldonado, ka folur pa humbjes turpëruese me rezultat 8-2 që Barcelona e pësoi ndaj Bayern Munich.

Sipas tij kjo humbje mund të çojë në ndryshime të mëdha në klub.

Sipas tij në pikëpytje është edhe ardhmëria e presidentit Josep Maria Bartomeu, trajnerit Quique Setien dhe e disa lojtarëve që janë më të moshuar.

“Ky është cunami që do të fshijë të gjithë: Setien, Bartomeu, [Luis] Suarez …”, ka thënë Maldini pas lojës.

Gerard Pique u tregua i hapur pas ndeshjes në “Estadio da Luz”, duke ofruar largimin e tij, pasi sipas tij duhet gjak i ri në klub në të gjitha instancat.