Kosovari nga Vushtrria i cili jeton në Zvicër, Bujar Muli, është bërë pjesë e ballinës së gazetës zvicerane 20 minuten.

Kjo pas raportimeve se kosovari parandaloi një sulm në vendin e tij të punës, në një diskotekë në Avalon të Francës

, në prag të fillimit të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ishte e para që raportoi për gjestin e kosovarit i cili parandaloi një sulm duke e marr dhe në një prononcim direkt nga Franca saktësisht natën e dytë të Vitit të Ri.

Ndërsa në shtypin e sotëm të gazetës zvicerane shkruan për momentin se si ndodhe gjithë ngjarja kur kosovari nga Vushtrria u bë hero pasi tërhoqi zvarrë një të dyshuar të armatosur me kallashnikov, deri në çastin kur paraqitet policia.

Intervista e kosovarit që parandaloi sulmin e armatosur në një klub në Francë, dhënë për Klan Kosovën

Intervista e kosovarit që parandaloi sulmin e armatosur në një klub në Francë, dhënë për Klan Kosovën

Publiée par Klan Kosova sur Mardi 1 janvier 2019