Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se janë katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që 22 persona janë shëruar.

Kështu, kjo është dita e tetë me radhë që numri i të shëruarve kalon atë të rasteve të reja.

Tani me 22 të shëruarit, numri total i të shëruarve është 403. Ndërkohë numri total i të prekurve në Kosovë është 855. Kjo do të thotë se gati gjysma e të infektuarve tani janë shëruar. Njëkohësisht, 26 persona që janë prekur nga virusi Covid-19 kanë ndërruar jetë.

‘’Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK.