Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Gashit rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë qeverisëse.

“Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rritë koston e jetesës dhe dëmton gjepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prekë të gjithë pa përjashtim. Vetëm kjo Qeveri ka “aftësi” që një gjendje të rënduar ta rëndojë edhe më tej, duke na bindur për çdo ditë se ka “aftësi” të qeverisë keq e më keq”, ka shkruar Gashi në Facebook.