Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se askush në Kosovë nuk relevant për të qenë rrezik për Amerikën e aq më pak kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Gashi tha se kryeministri Kurti u shpreh se opozita po dëshiron ta profilizojë si rrezik për Amerikën, por që është jorelevant për të qenë rrezik për Amerikën.

“Ju po doni me më profilizu si rrezik për Amerikën tha Kurti këtu, asnjëherë sepse ne e dimë që është shumë jorelevant kushdo në Kosovë e aq më pak Albin Kurti për me qenë rrezik për Amerikën. Problemi është se duke u sjellë me papërgjegjshmëri bëhet rrezik për Kosovën, kjo është ajo që e kemi thënë ne edhe pranverën e vitit të kaluar dhe që e kemi shqetësim edhe sot.Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtar shndërrohet në rrezik për Kosovën”, tha Gashi.

Ai tutje tha se Kurti s’mund të jetë rrezik për askënd sepse nuk do ta lënë dhe nuk do ta lëmë.

“Zoti Kurti nuk e ka idenë dhe angazhimin e tij se si ta qeverisë Kosovën se si t’i përmirësojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Zoti Kurti e ka qëllimin diku tjetër se do të marrë ¾ e komunave. Nuk është qëllimi i tij me mbrojt Kosovën. Ai s’mund të jetë rrezik për askënd, sepse nuk e lënë dhe nuk do ta lëmë”, u shpreh Gashi.