Sot pritet të votohet për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e ku në garë janë Vigan Qorolli, Hilmi Jashari e Haxhi Xhemajli.

Nga kjo garë është tërhequr Visar Morina nëpërmjet një shkrese të dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

E Qorrolli, që është profesor shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës, ka marrë më së shumti pikë nga të gjithë 11 kandidatët që iu nënshtruan testimit dhe intervistës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Qorolli mori pikë maksimale nga shumica e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm.
Atë me pikë maksimale e votuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes. AAK-së dhe minoritetet.

Ndërkaq 8 pikë ka marrë nga Driton Selmanaj i LDK e me 7 pikë është notuar nga Abelard Tahiri i PDK-së.

Ndërkaq i dyti në listë është Visar Morina, profesor në UP e ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari është rënditur i treti në listë.

Haxhi Xhemajli është personi i 4 më i votuar në listë, emri i të cilit u propozua për t’u votuar në seancë plenare nga deputetët e Kuvendit.

Sipas ligjit, Komisioni posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, bashkangjitur me listën e ngushtë të të përzgjedhurve, tani duhet t’ia dërgojë Kuvendit listën e të gjithë kandidatëve të cilët i plotësuan kushtet për t’u zgjedhur gjykatës.

Në fund, në organin më të lartë ligjvënës, me shumicë votash vendoset se cili nga ta do të përzgjidhet për ta marrë këtë detyrë.