Instituti ‘Atomi’ së bashku me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës ‘Kangaroo 2018’ garë kjo e cila mbahet edhe në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Në këtë garë sipas këtij instituti kanë të drejtë pjesëmarrje të gjithë nxënësit nga klasa e dytë e deri te ajo e dymbëdhjetë, duke mos pasur parasysh suksesin e tyre në lëndën e matematikës

Sipas një njoftimi të gjthë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me certifikata ndërkombëtare

“Qëllimi i kësaj gare është promovimi i matematikës dhe identifikimi i talenteve në këtë fushë.Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa për nxënësit më të mirë do të ketë shpërblime të ndryshme si dhe mbështetje të mëtutjeshme në matematikë dhe në shkenca kompjuterike” thuhet në njoftimin e kësaj gare.

Ndërsa, Informatat për mënyrën e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit (ww.kangaroo-ks.org) apo edhe në facebook “Math Kangaroo – Podujevë”. Testi do të mbahet me datën 17.Mars.2018, ndërsa afati i aplikimit është deri me datën 28.Shkurt.2018./Llapi.info