Duke filluar nga muajt e fundit të vitit 2021, gara për golashënuesin më të mirë në botë po nxehet, por pesë janë emrat që po cilësohen si ‘makina’.

Janë pesë lojtarë që kanë prodhuar disa shifra fantastike para portës si për klubin ashtu edhe për vendin këtë vit kalendarik, të gjithë do të kenë sytë tek titulli i shënuesit më të mirë të vitit 2021.

Aktualisht lista kryesohet nga ylli polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski , i cili ka shënuar 45 herë këtë vit.

Polaku ka filluar sezonin e ri të Bundesligës në formë fantastike, duke shënuar gjashtë herë në katër ndeshje dhe njihet gjerësisht si qendërsulmuesi më i mirë në botë momentalisht.

Në vendin e dytë është sensacioni norvegjez Erling Haaland, i cili ka gjithsej 38 gola për Norvegjinë dhe Borussia Dortmund që nga janari.

21-vjeçari gjithashtu ka filluar mirë sezonin e Bundesligës, duke shënuar pesë herë në katër ndeshje.

Në vendin e tretë kemi Lionel Messin, i cili kohëve të fundit u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain.

Argjentinasi ka 36 gola në emrin e tij këtë vit si ndërkombëtar ashtu edhe në nivel klubi. Ai ende nuk ka hapur llogarinë e tij në klubin e tij të ri, pasi ka bërë vetëm një paraqitje si zëvendësues.

Shoku i Messit në PSG, Kylian Mbappe është dy gola mbrapa tij me 33 sosh.
Ai nuk arriti të gjente rrjetën në Kampionatin Evropian të kësaj vere, por ka shënuar tre herë në katër ndeshje në Ligue 1 deri në këtë pikë.

Vendin e pestë e zë Cristiano Ronaldo i Manchester United, i cili ka gjithsej 31 gola.

Ylli portugez kohëve të fundit u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve me 111 gola për vendin e tij.

Ai gjithashtu e bëri fillimin e ëndrrave kur u kthye në Old Trafford duke shënuar dy herë kundër Newcastle në shtëpi.

Me më shumë se tre muaj e gjysmë të mbetur deri në fund të vitit 2021, ka ende shumë gola për të ardhur nga këto pesë makina të shënimit

Por, ju kush mendoni se në fund do ta fitojë Këpucën e Artë?