Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit ka kritikuar mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seancat plenare.

Ajo ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca e po ashtu edhe nga kryeministri Kurti që t’ua tërheqë vërejtën ministrave për këto mungesa, shkruan Reporteri.net

Madje, Musliu ka thënë se sa Vetëvendosje ishte në opozitë, kur mungonit ministrat e Qeverisë në Kuvend, ata e “kallnin Parlamentin”.

Ndryshe, shumë deputetë si të opozitës, ashtu edhe të pozitës u detyruan të mos bëjnë pyetjet e tyre për shkak të mungesës së ministrave në seancë.