Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Musliu krahas urimit ka publikuar edhe një video nga rruga ku ajo jeton, e që duket të jetë e mbushur me mbeturina, transmeton Telegrafi.

“Përhajr Bajrami Shpend Ahmeti, nga Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë”, ka shkruar Musliu.

Deputetja Musliu edhe më herët ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për udhëheqjen e kryeqytetit.

VIDEO