Edhe një tjetër ofertë për BMW-në e cila vjen nga kompania e njohur G-Power është paketa e re për modelin aktual X5.

Më saktë, fjala është për versionin X5 M50d motori i të cilit, 3.0-litër me gjashtë cilindra, në vend të 400 kuajfuqi tani është me kapacitet prej 475 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky përforcim, pronarëve të X5-shit do t’i kushtojë 1.950 euro.

Gjithashtu, tani ky X5 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda.

Në ofertë, po ashtu, janë edhe rrotat “G-Power Hurricane RR” prej 23-inç nga alumini të cilët janë në dispozicion në disa ngjyra.