Futbollistët e Shqipërisë të mërzitur me largimin e De Biasit (Foto)

Futbollistët e Shqipërisë të mërzitur me largimin e De Biasit (Foto)

Gianni de Biasi nuk është më trajner i Shqipërisë.

Italiani dha dorëheqje në mesditën e sotme (e mërkurë) duke thyer shumë zemra të shqiptarëve.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Ansi Agolli, ashtu si shumë kuqezinj të tjerë, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në Instagram trajnerin De Biasi i cili u largua sot zyrtarisht nga drejtimi i Kombëtares.

Edhe mbrojtësi Andi Lila ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook.

Ai e falënderon De Biazin për realizimin e ëndrrës së tij fëmijërisë, pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, si dhe pranon se i vjen për të qarë në një moment të tillë.

“Mister, sapo e lexova sms-në dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet! Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time, Me shumë dashuri Andi Lila!”.

Po ashtu edhe Elseid Hysaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar trajnerin De Biasi pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë.

“Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, ishin fjalët e futbollistit.

Ato shoqëroheshin me një flamur shqiptar dhe fjalët “i vërtetë”, duke nënkuptuar se sa e ndjente tekniku dashurinë për Shqipërinë.

Mbrojtësi debutoi në radhët e përfaqësueses shqiptare pikërisht nën drejtimin e teknikut që kur ishte 19-vjeç, duke u kthyer shpejt në një element kyç të prapavijës kuqezi.