Foto Ilustrim

Në Fushë Kosovë sot në orët e hershme të mëngjesit një person ka ndërruar jetë, derisa ishte duke punuar.

“Rreth orës 7:30 kemi marrë informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar  një hetim me qëllim te ndriçimit të rrethanave të rastit”.