Gjatë ditës së sotme është funksionalizuar Zyra e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë të Poshtme të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Podujevës, derisa është bërë e ditur se kjo zyrë ndodhet në objektin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

“Pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e objektit të ri, ka filluar punën zyra e Gjendjes Civile në fshatin Dumnicë të Poshtme. Kjo zyrë ndodhet në objektin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat, ndërsa në të marrin shërbime banorët e fshatrave, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme, Llaushë e Poshtme, Llaushë e Epërme dhe Përpellac. Zyra funksionon, sipas orarit të administratës komunale”, thuhet në njoftim./Llapi.info