Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara të tipit ASV.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

“Sot isha për vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së. U njoftova me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi. Këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në vazhdim” ka thënë ai.