Për shkak të situatës me reshjet e rrëmbyeshme të shiut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për të reaguar në rast të nevojës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në Facebook se FSK-ja që nga dje po e monitoron dhe vlerëson gjendjen e krijuar.

“Bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Emergjencave dhe Planit të Reagimit Kombëtar, FSK është e gatshme të realizojë misionin kushtetues dhe detyrat e saj ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale. Gjithashtu, jemi në gatishmëri të plotë që me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion të ofrojmë shërbimin vetëmohues për ndihmë qytetarëve tanë”, thuhet në shkrimin e tij.