Kompania e Kërkim Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të 69 vjeçares me inicialet B.Gj, nga fshati Mushnikovë.

Operacioni i kërkimit ishte zhvilluar në male.

Ekipet e FSK-së dhe Policisë trupin e kanë gjetur rreth orës 14:00.

Viktima ishte raportuar e zhdukur nga data 26.09.2019.