Fshati Shtedim i Podujevës, nuk ka rrymë tash e 24 orë për shkak të erërave të forta në këtë zonë, raporton Llapi.info

Banorët e këtij fshati, kanë thënë për Llapi.info përmes një mesazhi, se pavarësisht që nëpër këtë fshat kanë kaluar punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, ata vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike./Llapi.info/