Isha shoferi i garave sportive ka vendosur koleksionin e tij të super veturave në ankand online.

Marcel Petitjean, ish shoferi francez i garave me vetura ka filluar koleksionimin e veturave të rralla dhe të vlefshme që nga viti 1960 me synim që të hapte një muze, transmeton KOHA.

Atij, duket se i pëlqejnë Lamborghinit më së shumti, pasi ka 9 të tillë në koleksionin e tij.

Koleksioni Petitjean do të dal në ankand nga 3 qershori deri më 11 qershor, raporton businessinsider.

Në koleksioni janë afër 100 vetura, përfshirë 2 traktor Porsche dhe 9 Lamborghini, dy të modelit Countach, një Diablo, një Espana, një Islero, një Jalpa, një Jarama, një Miura dhe një Urraco.

Më poshtë janë disa prej super veturave të tij, të cilat janë të rralla për tu gjendur edhe në muze.