Mbrëmjes e së dielës, më 27 maj të këtij viti, Liridon B, një 23 vjeçar me prejardhje nga Kosova, dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij 22-vjeçare, Stéphanie Di Vincenzo, në Mosel të Francës, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë vrasje ai dyshohet se e ka kryer me thikë para syve të vajzës së tyre tre vjeçare.

Liridon B., i cili posedonte pasaportë serbe, u arrestua nga policia franceze, pasi që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Liridon B, i cili është refugjat politik në Francë, u padit të hënën për “vrasje”.

Një grua në të dyzetat, me të cilën ai ishte fshehur të hënën, u akuzua po ashtu për “shmangien e një krimineli nga arrestimi ose kërkimi” dhe u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore.

Dje gjatë ditës, ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti dhe ministrja e ngarkuar për Shtetësinë, Marlène Schiappa, njoftuan krijimin e një misioni inspektimi në lidhje me vrasjen e Hayange.

“Ne vendosëm të angazhojmë Inspektoratin e Përgjithshëm të Administratës dhe Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë në mënyrë që të kryhet një mision i inspektimit të operacionit për të hedhur dritë pas vrasjes së frikshme të Hayange”, kishte shkruar Gérald Darmanin në Twitter.