Franca paralajmëron njohjen e pavarësisë së Palestinës

Franca mund ta njohë Palestinen nese Izraeli nderpren bisedimet paqësore.

Shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius, bëri me dije se Franca në javët e ardhshme do të marrë iniciativën për organizimin e një konference ndërkombëtare për rinisjen e bisedimeve paqësore ndërmjet Palestinës dhe Izraelit.

Fabius mbrëmë u takua me ambasadorët e huaj në Paris. Në fjalimin e tij diplomati francez paralajmëroi Izraelin se në rast se ndërpriten bisedimet e paqes, Franca do ta njohë zyrtarisht Palestinën, raporton Anadolu Agency.

“Fatkeqësisht Izraeli vazhdon ndërtimin e vendbanimeve të reja”, tha Fabius, duke shtuar se “Nuk mund të lejojmë që zgjidhja me dy shtete të parandalohet, kjo është përgjegjësia jonë si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Franca për këtë shkak në javët e ardhshme do të marrë iniciativën për organizimin e një konference ndërkombëtare për rinisjen e bisedimeve të paqes. Konferenca do të organizohet me pjesëmarrjen e palëve të interesuara për zgjidhjen me dy shtete ku do të marrin pjesë edhe aleatët tanë amerikanë, arabë dhe evropianë.

Nëse iniciativa jonë në rrugën e zgjidhjes do të parandalohet, ne mund të marrim vendimin tonë për njohjen e Palestinës”, deklaroi Fabius.